Rezultatet e eksperimentevet të NASA-s me hidrogjenin

“Raporti i dobët i përzierjes në motorët me djegie të brendshme ka potencialin e prodhimit të emetimeve të ulta dhe efikasitetit më të lartë termik për disa arsye.

Së pari, oksigjeni i tepërt në ngarkesë oksidon më tej hidrokarburet e djegura dhe monoksidin e karbonit.

Së dyti, oksigjeni i tepërt ul temperaturat e pikut të djegies, gjë që pengon formimin e oksideve të azotit.

Së treti, temperaturat më të ulëta të djegies rrisin raportin specifik të nxehtësisë në përzierje duke ulur humbjet neto të shpërbërjes.

Së katërti, ndërsa rritet raporti specifik i nxehtësisë, efikasiteti termik i ciklit gjithashtu rritet, gjë që jep mundësinë për një kursim më të mire dhe më efiçent të karburantit.”

Si konkluzion:

Motori HHO më efikas ka më shumë energji të karburantit të konvertuar në energji të dobishme mekanike dhe më pak në energji termike të harxhuar.

Kjo është e dukshme në kursimin e karburantit, temperaturat më të ulëta të djegies dhe temperaturë më të ulët të shkarkimit, afërsisht 100⁰C.