Search

Termat & Kushtet

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.albhidrogjen.al ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të ALB Hidrogjen HHO.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.albhidrogjen.al

ALB Hidrogjen HHO mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve për mirëmbajtje, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

ALB Hidrogjen HHO nuk mban përgjegjësi për pretendime në lidhje me probleme të caktuara me mjetin tuaj, të lindura mbas montimit të gjeneratorit ALB Hidrogjen HHO pasi ne punojmë me një teknologji të çertifikuar.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejtë ALB Hidrogjen HHO të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike:

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

ALB Hidrogjen HHO nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të ALB Hidrogjen HHO apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e ALB Hidrogjen HHO. 

Politika e Garancisë

ALB Hidrogjen HHO i garanton blerësit se produkti nuk do të ketë defekte në material dhe në funksionimin e tij për një periudhë prej 12 muajsh nga data e blerjes.

Garancia e gjeneratorëve ‘ALB Hidrogjen HHO’ nuk do të zbatohet në rastet e mëposhtme:

  • për çdo produkt që dëmtohet nga aksidentet, keqpërdorimi, neglizhenca, ndryshimi, transporti, ruajtja jo në kushtet e duhura, përdorimi ose aplikimi i gabuar, instalimi i papërshtatshëm, testimi ose riparimi i paautorizuar;
  • për çdo produkt që pëson probleme të jashtme gjatë përdorimit normal të cilat nuk ndikojnë në performancën ose përdorimin e produktit;
  • në rastet kur është ndërhyrë tek "etiketa e provës” duke bërë hapje të paautorizuar të njësisë.

Garancia vlen vetëm për një produkt që është prodhuar nga/ ose për ‘ALB Hidrogjren HHO’. Nëse produkti pëson një defekt që mbulohet brenda periudhës së garancisë, ‘ALB Hidrogjen HHO, do të riparojë ose zëvendësojë produktin pa pagesë, me kusht që produkti të kthehet gjatë periudhës së garancisë së bashku me faturën origjinale të shitjes (kopja nuk është e pranueshme) brenda 30 ditëve të para nga kryerja e blerjes.

Kjo garanci është e pavlefshme nëse produkti është hapur, ndryshuar ose dëmtuar.

Për të marrë shërbimin e garancisë ose mbështetjen teknike, ju lutemi kontaktoni nëpërmjet adresës së emailit albhhidrogjenhho@gmail.com dhe/ ose nëpërmjet numrit të telefonit +39 340 389 2205.

Produktet dhe Çmimi

Duke vizituar faqen www.albhidrogjen.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit dhe përbërja e tyre.

Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, ALB Hidrogjen HHO do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Dorëzimi i Produkteve

Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga ALB Hidrogjen HHO për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë.

Në rast se ALB Hidrogjen HHO apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

Kthimi i Produkteve

Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.

Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.

Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi.

Nuk është i mundur kthimi i parave por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.

Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.

Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti ose thyhen do të paguhen nga klienti.

Privatësia & Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe ALB Hidrogjen HHO është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Marrja e informacionit, të dhënave, imazheve, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është e ndaluar. Përdorimi i tyre është i mundur vetëm për qëllime jo-komerciale.

Shërbimi i Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të ALB Hidrogjen HHO, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: albhidrogjenhho@gmail.com.

Back to Top
Product has been added to your cart