Search

Montimi i impiantit ALB Hidrogjen HHO:

  1. Gjeni një vend të përshtatshëm larg vendeve të nxehta/ poshtë paraultit ose poshtë parafangove;
  2. Gjeneratori duhet të jetë i pozicionuar gjithmonë më poshtë se depozita e ujit;
  3. Tubat që lidhin gjeneratorin me depozitën të jenë sa më pak të përthyera;
  4. Tubat duhen shtrënguar mirë që të mos të kenë rrjedhje;
  5. Përzieni KOH 3% me pak ujë deri sa të tretet totalisht dhe hidheni në depozitë, pastai mbusheni depozitën me ujë deri tek shenja ‘maksimum’;
  6. Bashkoni tubin e daljes së gazit HHO nga depozita tek hyrja e filtrit;
  7. Mbusheni filtrin me ujë deri tek shenja ‘maksimum’ dhe mbylleni;
  8. Lidheni tubin e daljes së gazit HHO të filtrit me valvulën e mosrikthimit dhe pastaj lidheni me tubin e ajrit mbas filtrit të ajrit;
  9. Bëni lidhjen elektrike në bazë të skemës elektrike;
  10. Vendosni estenderin (tek sensori i oksigjenit që ndodhet tek pjesa përpara marmitës) për makinat që jan te pajisura (për ato që nuk kanë bëhet një ulje e karburantit në mënyrë mekanike).
  11. Për makinat me çentralinë elektronike mbas montimit të impiantit duhet të stakohet kavoja e minusit nga bateria për 12 orë në mënyrë që çentralina të bëjë një ‘restart’ dhe te njohë më mirë gazin HHO të injektuar (në të kundërt duhet të pritet 3/ 4 mijë km që të duket në maksimum rezultati i kursimit të karburantit).
Back to Top
Product has been added to your cart